Fshirja e kujtimeve ndihmon dizintoksikimin
14/04/2012 13:25
Të manipulosh kujtimet e një personi gjatë proçesit të dizintoksikimit e ndihmon atë të dalë nga vartësia ndaj drogës.
Kështu thotë një studim i kryer së fundmi mbi disa narkomanë vullnetarë dhe i publikuar në revistën e njohur “Science”.
Studimi është fryt i një bashkëpunimi mes universitetit kinez të Pekinit dhe instituteve shëndetësore amerikane me seli në Baltimore.
Ekspertët kanë treguar se rishkrimi i kujtimeve të një ish-të droguari eleminohen simptomat e vartësisë ndaj lëndëve narkotike të rënda.
Top Channel