AK: Transportet janë monopole

14/04/2012 00:00

Aleanca Kuq e Zi ka organizuar  një tryezë debati ditën e shtunë kushtuar cështjes së transportit. Pjesëmarrësit vunë theksin te monopolet qeveritare të transportit që kanë rritur cmimet dhe kanë lënë pa një linjë ajrore shqiptare.

“Monopolet qeveritare, cmimet qeveritare. Kjo konferencë mban këtë emërtim për arsye objective sepse ne jemi të bindur se janë të ndryshueshme, por nuk ndryshojnë vetëm për shkak të vullnetit për të bërë vendin tonë. Ministria e Transporteve ka krijuar dhe ka monopolizuar transportet”, vlerëson AK.

Mungesa e konkurencës ka penguar, sipas AK, krijimin e një linje shqiptare në transportin ajror.

“Për shkak të mungesës së konkurencës, shqiptarët paguajnë sot cmimet më të kripura të biletave të avionit. Mungesa e një linje ajrore ndërkombëtare, ka krijuar në sektorin e transportit ajror një kosto të lartë për shqiptarët. Dy kryeqytetet shqiptare, Tirana dhe Prishtina nuk lidhen me linjë ajrore dhe askush nuk flet për këtë fakt”, thotë AK.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA