Milan nuk harron golin e padhënë ndaj Juves

13/04/2012 15:15

“Më vjen keq ta them, por goli i Muntarit që nuk u akordua ndaj Juventusit po peshon shumë.” Këto janë fjalët e trajnerit të Milanit, Massimiliano Allegri, për ‘Milan Channel’.

Pra, nëse Milan përfundon sezonin pa asnjë titull të fituar, motivi dihet se kush është, por tekniku nga Livorno nuk e merr në konsideratë “thatësirën” e suksesit: “Besoj se kampionatin do e fitojmë ne.”

Allegri është i kënaqur nga sezoni i skuadrës së tij: “Arritëm gjysmëfinalet e Kupës së Italisë, në Champions u eliminuam nga skuadra më e mirë në botë dhe jemi një pikë larg vendit të parë në kampionat. Nëse do i fitojmë të gjitha takimet e mbetura do të bëjmë 85 pikë, më shumë se sa sezonin e kaluar, por nëse Juventus grumbullon 86 pikë do e duartrokasim.”

Milan do të luajë të shtunën në orën 18.00 ndeshjen e radhës ndaj Genoa, në stadiumin San Siro.

Top Channel