Lacio përfshihet në skandalin e basteve

13/04/2012 12:35

Dy futbollistëve të Lacios, mesfushorët Stefano Mauri dhe Christian Brocchi, u paraqitën ditën e premte në Prokurorinë e Federatës, për të dhënë dëshmitë e tyre në lidhje me skandalin e basteve që ka përfshirë Serinë A.

Kjo është hera e parë që futbollistë të profilit të lartë përfshihen në skandal, që prej arrestimit të Christian Donit, ish-kapitenit të Atalantës, disa muaj më parë.

Sipas burimeve në dijeni të hetimeve, të cituara nga “La Gazzetta dello Sport”, Mauri u pyet në lidhje me dyshimet e fiksimit të ndeshjeve të sezonit të shkuar, Lazio-Genoa dhe Lecce-Lazio.

Rreth mesditës, Christian Brocchi, gjithashtu u paraqit për t’u pyetur rreth skandalit të basteve, ndonëse përfshirja e tij nuk është ende e qartë.

Gjithashtu, Federata Italiane ka hapur edhe një dosje përsa i përket ish-futbollistit të klubit kryeqytetas, aktualisht tek Interi, Maura Zarate, për të cilin besohet se klubi ka fshehur një pjesë të pagës, duke e paguar në të zezë.

Top Channel