Kina censuron “Titanic” në 3D

13/04/2012 14:30

Kur njerëzit dëgjuan se “Titaniku” do të konvertohej në 3D, të gjithë u ndienë të entuziasmuar nga ideja se do të mund të shikonin filmin nëpërmjet teknologjisë që të bën të duket pothuajse sikur prek me dorë objektet në film.

Pikërisht, për këtë arsye, në Kinë, transmetimi i “Titanic” do të bëhet i censuar, në mënyrë që të mos i jepet mundësi publikut që të prekë zonat intime të Kate Winslet, e cila interpreton në këtë film protagonisten Rose.

Pikërisht, skena e famshme në të cilën Jack, luajtur nga Di Caprio, fillon të vizatojë një nudo të aktores, shfaqet e sfumuar.

Duke justifikuar këtë vendim, Administrata Shtetërore e Radios, Filmit dhe Televizionit, institucioni që censuron të gjithë jetën mediatike në vendin komunist, deklaroi: “Duke marrë parasysh efektet e teknologjisë 3D tek spektatorët, vendosëm të sfumojmë atë skenë nga frika se njerëzit do të zgjasin duart përpara (për të prekur aktoren), duke penguar kështu shikimin për spektatorët e tjerë”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA