Beyonce letër të hapur Michelle Obama-s

13/04/2012 00:00

Beyonce i ka shkruar një letër të hapur zonjës së Parë të Shteteve të
Bashkuara  duke i shprehur admirimin dhe krenarinë që ka për Michelle.

Këngëtarja 30-vjeçare, ka dërguar një letër të shkruar me dorë, të cilën e ka postuar edhe në website-n e saj personal, ku zonjën Obama e konsideron si një shembull të vërtetë të një gruaje afro-amerikane.

“Jam krenare që vajza ime po rritet në një botë, ku ka njerëz si ju që kujdeseni për të”, shkruan Beyonce në letrën e saj.

 

 

Veç cilësive të tjera që e karakterizojnë Michelle, Beyonce radhit edhe faktin qe Zonja e Parë është e përulur, e dashur dhe e sinqertë, pavarësisht presionit dhe stresit të të qenurit në lupën e vëzhgimit.

Beyonce vlerëson zonjën Obama si nënë e kujdesshme, si bashkëshorte e dashur dhe njëkohësisht si një Zonjë e Parë me shumë vlera.

“Ajo kujdeset për familjen e saj, ndërkohë që nuk harron të shohë edhe miliona njerëz të tjerë në shumë mënyra”, shkruhet në letër. Letra e hapur e Beyonce-s është në vazhdën e mbështetjes që nëna e re dhe bashkëshorti i saj Jay-Z kanë për presidentin Obama dhe familjen e tij.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA