Abetarja mbarëkombëtare

13/04/2012 00:00

Shqiperia dhe Kosova do të kenë një abetare të përbashket. Komisoni i
përbërë nga 10 anëtarë do të përzgjedhë javën e ardhshme shtëpinë
botuese, e cila do ketë përgjegjësi të plotë për këtë tekst të
rëndësishëm të unifikimit të mësimit të gjuhës shqipe.

Ministri i Arsimit Myqerem Tafaj tha se kjo abetare do te jete per te gjithe nxenesit e klasave te para ne Kosove, por ne Shqiperi drejtorite e shkollave do te perzgjedhin abetaren qe preferojne ne kuader te alterteksit.

“Ministria e Arsimit e Republikës së Kosovës ka pranuar procedurat tona. Ne do të kemi një komision të përbashkët dhe javën që vjen nis procesi i vlerësimit. Kjo abetare do të përdoret nga nxënësit e klasave të para, ndërkohë që ju kujtojmë se në Shqipëri kemi katër abetare që janë në përdorim dhe nuk mund të nxirren nga tregu. Do t’i mbetet shkollave të zgjedhin vetë abetaren, pasi të miratohet edhe abetarja e re”, tha ministri Tafaj.

Ministri i arsimit, tha se procedurat per perzgjedhjen e shtepise botuese fituese, do te jene transparente dhe do te zbatohen te gjitha hapat.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB