SHBA dëmshpërblen vendasit indianë me 1 mld $

12/04/2012 19:00

Qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës do të paguajë mbi një miliardë dollarë për pasardhësit e 41 tribuve vendase, të dëmtuar nga një ligj i miratuar në fund të viteve 1800, i cili i hoqi padrejtësisht të drejtën e pronësisë.

Pranimi për të paguar këto dëmshpërblime i jep fund një serie gjyqësore dhe negocimesh prej 22 muajsh.

Ligji në fjalë, shkeli të drejtat kushtetuese të vendasve për pronën, të njohur gjerësisht si indianë, duke i dhënë tokën e tyre kompanive të zotëruara nga pronarë të bardhë.

Në total, 22,6 milionë hektarë iu dhanë në përdorim më shumë se 100 mijë qiramarrësve, të cilët kanë përdorur truallin për të ndërtuar ferma, shtëpi apo plantacione me të mbjella të ndryshme.

Megjithatë, vetë pasardhësit e amerikanëve të parë vendas pretendojnë se dëmshpërblimi i caktuar nuk është i mjaftueshëm.

Sipas tyre, ata nuk po kompensohen për keqadministrimin e tokës dhe resurseve natyrore që i përkisnin dhe as për fitimin e munguar në më shumë se një shekull.

Ligji amerikan, i njeh vendasit e parë si shtetas të ligjshëm, ndërsa i vesh me lehtësira të shumta tatimore dhe fiskale. Në total, rreth dy milionë amerikanë janë sot të njohur si pasardhës të tribuve vendase.

Top Channel