Ronaldo: Nuk më shkon në mendje dështimi

12/04/2012 00:00

Cristiano Ronaldo, protagonist i fitores së Real Madrid në derbin ndaj Atletico Madrid me tregolëshin e tij, theksoi se ka shumë besim se skuadra madrilene do të arrijë të fitojë titullin kampion. 

“Dështimi nuk më shkon në mendje, kam shumë besim se do të arrijmë të fitojmë titullin kampion”, deklaroi sulmuesi portugez pas fitores 1-4 në “Vicente Calderon”.

Por, Cristiano Ronaldo tregohet i kujdesshëm: “Nuk mund të mendojmë që e kemi fituar titullin sepse 4 pikë avantazh nuk janë shumë. Kemi edhe ndeshjen në Barcelonë e pas asaj do të luajmë ndeshje të tjera të vështira. Barcelona fitoi takimin e saj dhe ne e dinim që duhet të fitonim me patjetër dhe fatmirësisht arritëm suksesin.”

Gjithashtu sulmuesi foli edhe për 40 golat e tij të shënuara në këtë kampionat me të cilët ka barazuar rekordin e sezonit të shkuar: “Rekordet janë për tu thyer, por unë nuk kam këtë qëllim. Unë dua trofe me Realin dhe për këtë po punoj së bashku me shokët e ekipit. Duam të fitojmë titullin kampion në Spanjë dhe Ligën e Kampioneve.”

Reali fiton derbin e Madridit

Real Madrid është fituesi i derbit madrilen. Skuadra e Mourinhos mundi 4-1 Atletikon falë një Super Cristiano Ronaldo.

Portugezi zhbllokoi rezultatin në minutën e 25-të me një goditje dënimi. Portieri dhe lojtarët e Atletikos nuk bënë gjë tjetër vecse e soditën gjuatjen e Ronaldos. Me fillimin e të dytës Atletiko barazon me Falcaon, gol që ia vështirësoi punën Realit. Por është sërish Ronaldo i cili me një supergjuatje ndërshkon sërish Atletikon.

Në minutën e 83-të portugezi shënoi me 11-metërsh, ndërkohë që në fund Kajehon vulosi fitoren.

Kështu madrilënet e Mourinhos mbajnë në 4 pikë diferencën me Barcelonën e vendit të dytë, skuadër me të cilën do të ndeshet pas 2 javësh në “Kamp Nou”.

Top Channel