Marc Anthony më në fund ka firmosur letrat e divorcit nga gruaja e tij
superstar, Jennifer Lopez. Firmosja e dokumentacionit u bë një vit pasi
ata njoftuan ndarjen.

Këngëtari i muzikës pop latine, e arsyetoi motivacionin e divorcit me ‘diferenca të papajtueshme’ mes çiftit. Firmën në këtë dokument Marc e ka vendosur me emrin e tij të vërtetë Marco Muniz.

Dokumentacioni u firmos në Los Angeles në Gjykatën Superiore. Vokalisti ka kërkuar që të ketë kujdestarinë e binjakëve Emme dhe Max, që tani janë 5 vjeç. Mbetet për t’u diskutuar fakti se përse Marc priti kaq gjatë për të dhënë firmën, apo mos ndoshta kishte besim se ai dhe gruaja e tij bukuroshe do të ktheheshin sërish bashkë?

Gjithesesi duke parë fotot e fundit të J.Lo me të dashurin e saj të ri 25-vjeçar ideja për ribashkim ishte shumë e largët.

 

Ky është divorci i tretë i Jennifer dhe i dyti i Marc-ut. Nga martesa e parë Marc ka dy djem Cristian Marcus Muniz, 11 vjeç dhe Ryan Adrian Muniz, 9 vjeç.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA