Moratti: Dua që titullin ta fitojë Napoli

12/04/2012 21:45

Pas fitores me Sienën që mban gjallë shpresat e Interit për vendin e tretë, Massimo Moratti vlerëson Stramaccioni-n: “E kemi zgjedhur sepse e dinim që kishte cilësi.”

“Cdo pikë e humbur na bën të pendohemi. Mjaftonte fitorja ndaj Cagliari-t dhe do të ishim më pranë vendit të tretë. Të gjitha ndeshjet janë të vështira, por kemi dëshirën për të bërë gjëra të mira ende”, theksoi padroni zikaltër për mediat italiane gjatë inaugurimit të restorantit të argjentinasve Zanetti dhe Cambiasso.

Më tej Moratti flet për luftën e kreut në Serinë A: “Më ka habitur Juventusi që po bën një kampionat shumë të mirë dhe ka një lojë efikase. Nuk e prisja, por Milan ka një strukturë më të fortë. Kë preferoj të dalë kampion? Napolin.”

Top Channel