Meta: Të hiqet imuniteti
12/04/2012 23:30
Kryetari i LSI-së Ilir Meta nga konventa zgjedhore e Lëvizjes Rinore për Integrim në Vlorë u shpreh se në këtë 100 vjetor, Vlora dhe e gjithë Shqipëria ka nevojë për mesazhe që i bashkojnë shqiptarët dhe jo që i ndajnë.
“Shqipëria dhe Vlora nuk kanë më asnjë minutë për të humbur për të ndërtuar një të ardhme më të mirë, një shoqëri demokratike që bazohet në meritokraci dhe jo në privilegje. Ndaj është koha që të gjithë politikanët dhe personat publikë, të lenë imunitetin dhe të jenë të barabartë si të gjithë qytetarët e tjerë para drejtësisë dhe ligjit, sepse kjo është rruga më e mirë për t’i shërbyer transparencës”, theksoi Meta.
Top Channel