Skenaristi i filmit “Basic Instict” akuzoi aktorin Mel Gibson për sabotim të një filmi që po realizonin së bashku, për shkak të ndienjave të tij anti-hebrehe.
Në një letër “shpërthyese” prej nëntë faqesh, Joe Eszterhas e cilëson aktorin hollivudian si një neonazist, ndërsa pretendon se vetë Gibson i ka treguar se është ndierë i lumtur kur John Lennon u vra, pasi ai ishte një aktivist i paqes dhe mbrojtës i të drejtave hebrenjve.
Sipas skenaristit, ishte Gibson ai që sabotoi filmin “The Meccabees”, që do të tregonte historinë e një luftëtari hebre, i cili mposhti një ushtri greko-siriane, në shekullin e dytë përpara lindjes së Krishtit.
Spekulime se 56-vjeçari është një antisemit kanë lindur që prej vitit 2004, kur Gibson drejtoi xhirimet e filmit “Pasioni i Krishtit” si regjizor. Filmi u akuzua se kishte përmbajtje të theksuar anti-semite.
Megjithatë, në një reagim të menjëhershëm, Gibson akuzoi ish-bashkëpunëtorin e tij si një “gënjeshtar ordiner”.
Sipas Gibson, ai dhe Eszterhas patën një konflikt të nxehtë verbal pasi ai u prezantua pa asnjë skenar pas 15 muajsh që punonin së bashku për një film dhe përpjekja për të disktretituar figurën e tij është pjesë e një “hakmarrje të ulët” nga skenaristi.
Top Channel