Heigl: Vajza nuk më donte

12/04/2012 17:25

Aktorja Katherine Heigl ka folur hapur për vështirësitë që kaloi pak pas adoptimit të vajzës së saj, Naleigh.

Siç duket, vogëlushja e lindur në Korenë e Jugut, nuk ndjente dashuri për nënën e re ditët e para.

“Nuk më donte afër dhe për këtë ndihesha shumë keq. Më e keqja ishte se ajo u afrua më shumë me bashkëshortin tim dhe unë mendova se jam një nënë e keqe”, shprehet Heigl, e njohur për interpretimin në filmin ‘The Ugly Truth’.

“Nuk isha xheloze, por kisha zili faktin se ai dinte të sillej me të, ndërsa unë gjithmonë gaboja diku. Fillova të bëja çdo gjë që ta bëja për vete, por kuptova që po e përkeqësoja situatën më shumë”, shton aktorja amerikane për ‘Bild am Sonntag’.

Por gjithçka u përmirësua kur Heigl vendosi të ulte ritmin e punës dhe me kalimin e kohës të krijonte një lidhje më të fortë me vajzën 4-vjeçare.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA