Axl Rose refuzon Hall of Fame

12/04/2012 00:00

Vokalisti i Guns N’ Roses, Axl Rose ka refuzuar nderimin në Hall of Fame
të Nju Jorkut, e rezervuar posaçërisht për yjet e muzikës rok, duke
thënë se nuk ndihej i dëshiruar dhe i respektuar.

Në një letër të hapur, Rose, i vetmi anëtar i mbetur i grupit, deklaroi: “Kërkoj me forcë që të mos diskutohem në mungesë”.

Guns N’ Roses pritet të mblidhet në Hall of Fame ditën e shtunë, me gjithë ish-anëtarët e grupit si Slash, Steven Adler, Izzy Stradlin, Duff McKagan dhe Matt Sorum.

Edhe pse Axl Rose i ka zëvendësuar prej kohësh anëtarët e bandës, shpresohej se vlerësimi do t’i mblidhte ata së bashku.

Në një intervistë për “Associated Press”, kitaristi Slash tha: “Nuk e kam idenë se çfarë do të ndodhë atë ditë. Ka gjasa që të shkojmë me sy mbyllur dhe të shohim çdo të bëhet”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA