Anelka, lojtar-trajner në Kinë

12/04/2012 20:00

Nicolas Anelka do të jetë lojtar-trajner i ekipit Shanghai Shenhua pas shkarkimit të tre zëvendëstrajnerëve gjatë këtij sezoni. Tashmë sulmuesi francez do të ndihmojë bashkëpatriotin e tij Jean Tigana, i cili është trajneri i parë i skuadrës kineze.

Ish-futbollisti i Chelsea u transferua në Kinë gjatë merkatos së janarit dhe menjëherë pas tij Tigana nënshkroi një kontratë 1-vjeçare me objektivin për të përmirësuar vendin e 11 të sezonit të kaluar.

“Është zyrtare: jam lojtar-trajner i Shanghai Shenhua”, shkroi Anelka në Twitter.

Aktualisht Shanghai renditet në vend të pestë të kampionatit kinez të futbollit, pas dy fitoresh në pesë javët e para.

Top Channel