Adele, këngëtarja më e pasur në Mbretërinë e Bashkuar

12/04/2012 00:00

Adele është bërë këngëtarja e re më e pasur në Mbretërinë e Bashkuar, me një pasuri që vlerësohet në 20 milionë stërlina.

Vitin e kaluar, “Sunday Times” e vlerësonte pasurinë e saj në 6 milionë, por shitjet masive të albumit të saj 21 e kanë ndihmuar këngëtaren të fitojë edhe 14 milionë të tjerë në 12 muajt e fundit.

Adele ka mundur kështu yje të tjera në moshë të re si Cheryl Cole dhe Leona Lewis, me nga 12 milionë stërlina secila, si dhe JSL e Jessie J.

Vetëm dy në listën e 10 këngëtarëve më të pasur janë meshkuj, Craig David dhe Paolo Nutini që renditen të gjashtët, me nga 8 milionë paund secili.

Pjesa tjetër e top-listës dominohet nga gratë, mes të cilave figurojnë Charlotte Church, Florence Welch dhe Lily Allen, respektivisht me nga 8, 7 dhe 6 milionë.

Ndërkohë, aktori Daniel Radcliffe mbetet aktori më i pasur under-30. Filmi i tij i fundit “Gruaja me të zeza” e ka ndihmuar atë të rrisë pasurinë e tij nga 48 në 54 milionë paund.

Top-lista e këngëtarëve:

1. Adele – £20m

2. =Cheryl Cole – £12m

2. =Leona Lewis – £12m

2. =Katie Melua – £12m

5. Joss Stone – £10m

6. =Charlotte Church – £8m

6. =Craig David – £8m

6. =Paolo Nutini – £8m

9. Florence Welch – £7m

10. =Lily Allen – £6m

10. =Natasha Bedingfield – £6m

10. =Duffy – £6m

Top-lista e aktorëve:

1. Daniel Radcliffe – £54m

2. Robert Pattinson – £40m

3. Keira Knightley – £30m

4. Kiera Chaplin – £28m

5. Emma Watson – £26m

6. Rupert Grint – £24m

7. Lily Cole – £8m

8. =Sarah Harding – £5m

8. =Rosie Huntington-Whiteley – £5m

8. =Kimberley Walsh – £5m

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA