Për të gjithë ata që adhurojnë serialet policorë, kjo verë do të sjellë në ekrane serialin më të ri, atë ku skenari bazohet i gjithi në historinë e vërtetë të vrasësit serial, Anders Breivik.
Njeriu që tronditi Norvegjinë është aktualisht duke u gjykuar për 77 akuza vrasje, në dy akte terroriste, nëpërmjet vendosjes së një bombe në Olso dhe një arme automatike në një kamp të rinjsh në veri të vendit.
Megjithatë, për fat të mirë të të gjithëve, nuk do të jetë neonazisti ai që do të interpretojë rolin e tij, por kjo nuk mund të thuhet për ekipin e avokatëve mbrojtës, që do të kenë rolin kryesor në këtë serial prej disa serish, i cili do të rrëfejë historinë e detajuar të Breivik në përballjen me drejtësinë pas arrestimit.
Aktualisht, dy vendime gjykate e kanë shpallur njëri të çmendur e tjetri të aftë mendërisht vrasësin dhe seriali do të bazohet dukshëm në këtë dilemë.
Njëkohësisht, drama do të përqendrohet në psikologjinë e Breivik dhe ndienjën e munguar të fajit pas kryerjes së masakrës së tij monstruoze, me avokatët që do të rrëfejnë anën e tyre në përpjekjen për të mbrojtur “monstrën” për krimet e kryera.
Sipas stafit të avokatëve mbrojtës, seriali do të shërbejë për të ndërgjegjësuar norvegjezët mbi nevojën për t’i qëndruar më pranë njerëzve me personalitet jo të zakonshëm, të cilët kanë nevojë të kuptohen dhe të ndihmohen përpara se të realizojnë akte brutale.
Top Channel