Si rrallë ndonjëherë, një prokuror ka hedhur akuza publikisht ndaj
eprorit të vet dhe Këshillit të Prokurorisë nga ambientet e Ministrisë
së Drejtësisë pa kaluar 24 orë nga shkarkimi i tij në krye të
Prokurorisë së Beratit.
Ish-kryeprokurori i këtij qarku Xhemal Saliaj ka përfituar nga një takim, ku merrnin pjesë edhe prokurorë, për të bërë publike shkeljen e Kushtetutes, sipas tij, nga Prokurorja e Pergjithshme referuar nje qarkoreje, per sherbimin e gadishmerise ne prokurori, si dhe faktin se ai ka depozituar nje padi civile ne gjykate ku pale e paditur eshte Prokuroria e Përgjithshme.
“Thelbi i saj është që prokurorja e Përgjithshme shkel parimin themelor të baraztrajtimit, për të njëjtat prokurori dhe për të njëjtën kohë pune, prokurori i Përgjithshëm, nëpërmjet kësaj qarkoreje bën pagesa të diferencuara”, tha Saliaj.
Ne lidhje me shkarkimin e tij si kryeprokuror i Beratit, zoti Saliaj tha se i ishte shkelur e drejta per t’u degjuar ne lidhje me kete vendim.
“Duke shtuar dhe pjesën tjetër të dyshimte, pra e riktheksoj edhe një herë të dyshimtë, që unë do ta verifikoj me kalimin e kohës, por edhe ju, mandati i anëtarëve të Këshillit të Prokurorisë ka përfunduar, çka do të thotë që nëqoftëse mandati i tyre ka përfunduar, ata kanë kryer funksionin pas mbarimit të mandatit dhe kjo është shumë e rëndë në ushtrimin e kompetencave ligjore dhe kushtetuese të Prokurorit të Përgjithshëm”, tha Saliaj.
Sipas njoftimit nga Zyra e Shtypit te Prokurorisë së Përgjithshme, u be me dije se Prokurori i Përgjithshem e ka shkarkuar nga detyra e drejtuesin e kesaj prokurorie me motivacionin per keqadministrim të dokumentacionit dhe mosushtrim të funksioneve drejtuese.
Këshilli i Prokurorisë shqyrtoi të martën kërkesat për disa transferime në kuadër, siç u njoftua nga Prokuroria e Përgjithshme, të një organizimi më të mirë të punës.
Top Channel