Muntari mund Chievon

11/04/2012 01:00

Supergoli i Muntarit i mjafton Milanit të mundë 0-1 Chievon dhe të rikthehet përkohësisht në krye të Serisë A.

Gjuatja e mesfushorit ganez, ishte e vetmja gjë e mirë që bëri Milani në këtë ndeshje.

Kuqezinjtë e Alegrit u shfaqën të lodhur në Verona duke i lënë hapësira loje kundërshtarëve. Gjithsesi këta të fundit nuk arritën të shënonin në portën e Abiatit duke dalë pa asnjë pikë nga kjo sfidë.

Përvec fitores Alegri duhet t’i gëzohet edhe rikthimit që nga minuta e parë e Gattusos.

Loja e Milanit nuk kënaq por në këto momente rezultati është më i rëndësishëm për ta. Kuqezinjtë tashmë në krye shpresojnë që të mërkurën Juventusi të humbasë pikë përballë Lazios.

Top Channel