Allegri: Milan është ende gjallë

11/04/2012 10:50

Fitorja në transfertën e Veronës e rikthen Milanin në vendin e parë të Serisë A në pritje të ndeshjes që Juventus do të luajë mbrëmjen e sotme ndaj Lazios dhe trajneri Allegri “thumbon” mediat pas përfundimit të takimit.

“Ka pasur një fushatë mediatike kundër Milanit dhe po pritej me padurim humbja jonë. Kur erdhi ajo humbje me Fiorentinën na u bë funerali, por jemi ende gjallë dhe po luftojmë për titull”, u shpreh Allegri pas ndeshjes së fituar me vështirësi ndaj Chievo.

Fituam 0-1, por nuk luajtëm mirë. Rëndësi kishin tre pikët sepse nëse nuk do t’i merrnim mund të dilnim jashtë luftës për titull”, shtoi tekniku i Milanit.

Më pas Allegri i rikthehet kritikave të tij për mediat: “Më vjen shumë keq që jemi në luftë me Juven për titull dhe duket sikur ata po bëjnë gjëra të jashtëzakonshme ndërsa ne një sezon të dështuar. Nuk mendoj se është kështu.”

Top Channel