Abidal, kryhet transplanti i mëlçisë

11/04/2012 08:00

Mbrojtësi francez i Barcelonës Eric Abidal i është nënshtruar të martën në mbrëmje transplantit të mëlçisë në një klinikë të qytetit katalanas, një ndërhyrje që ka zgjatur plot 9 orë.

“Gjithçka shkoi sipas parashikimeve”, theksoi për mediat spanjolle drejtori i klinikës, Javier Faus.

Ndërsa trajneri i Barcelonës Pep Guardiola shtoi pas ndeshjes me Getafen: “Orët dhe ditët në vazhdim do të jenë thelbësore. Duhet të tregohemi të kujdesshëm.”

Francezi në muajin janar ka zgjatur kontratën me skuadrën e Pep Guardiolës deri në 30 qershor të vitit 2013 me opsionin për vazhdimin e bashkëpunimit deri në vitin 2015 nëpërmjet rinovimeve automatike 1-vjeçare.

Top Channel