Traditat kulturore të romëve

10/04/2012 15:40

Shoqatat rome në Shqipëri me bashkëpunimin e Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve kanë zhvilluar konferencën “Ditët e Kulturës Rome” në kuadër të ditës ndërkombëtare të romëve.

Në fokus ishte promovimi i traditave dhe vlerave të këtij komuniteti dhe nxjerrja në dukje e përpjekjeve të bëra prej tyre ndër vite. Ministri Bumçi në fjalën e tij theksoi se duhen marrë masa konkrete për të ndihmuar në përmirësimin e jetës së romëve në çdo fushë duke filluar me promovimin e kulturës dhe traditave të tyre.

“Ministria me instrumentat që ka mund të bëjë shumë për promovimin e kulturës së romëve. Kjo gjë do të bëjë që të drejtat e këtij komuniteti të fillojnë të njihen më gjerë”, theksoi ministri Aldo Bumçi.

Cështjet të cilat prekin më shumë komunitetin rom në Shqipëri u diskutuan më pas nga përfaqësues të ndryshëm të shoqatave rome. Gjithashtu u evidentuan vlerat kulturore të lidhura ngushtë me identitetin dhe kulturën rome si dhe progresi i arrirë deri tani.  

“Njehem i kënaqur dhe uroj që ministri të na ketë parasysh dhe të jetë në anën tonë”, u shpreh Gurali Mejdani, kryetar i shoqatës rome “Amaro Dives”.

Vëmendje iu kushtua edhe aspiratave të minoritetit për të ardhmen, fokusuar sidomos në fusha problematike si arsimimi, integrimi, gruaja rome, rinia etj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA