Peshëngritja, Kasaj e 8-ta në Europian

10/04/2012 00:00

Peshëngritësja shqiptare Fetije Kasaj nuk ka shkuar më shumë se vendi i 8 në europianin e peshëngritjes që po zhvillohet në Antalja të Turqisë.

Në stilin e shkëputjes 27-vjeçarja dështoi në dy prova dhe ngriti 78 kg dhe u rendit në vendin e 8, ndërkohë që në stilin e shtytjes ajo ngriti 108 kg duke u renditur në vendin e 5.

Në dy garësh Fetije Kasaj u rendit në vendin e 8-të. Në këtë europian Shqipëria përfaqësohet nga 12 sportistë, 4 femra dhe 8 meshkuj.

Qëllimi kryesor i kuqezinjve është marrja e sa më shumë pikëve të cilat do të mundësojnë shtimin e numrit të shtangistave që do të marrin pjesë në lojërat Olimpike Londër 2012.

Top Channel