Ndihma amerikane për Policinë e Shtetit

10/04/2012 00:00

Qeveria  amerikane i ka dhuruar Policisë së Shtetit një autobus i cili do të shërbejë si Qendër Drejtimi e Lëvizshme për Policinë për të menaxhuar forca në situata komplekse apo gjatë emergjencave civile.

Ambasadori amerikan Arvizu deklaroi se ky donacion shërben si një kujtesë që SHBA do të vazhdojnë ndihmën dhe angazhimin e tyre, në mënyra të ndryshme, qoftë përmes ndihmave të mëdha apo të vogla ndaj Shqipërisë.

Ndërsa Ministri i Brendshëm Bujar Nishani u shpreh se elementë të tillë që pasurojnë teknikat e hetimit, teknikat e menaxhimit dhe të drejtimit operacional në terren, për aktivitetet e Policisë së Shtetit do të jenë padyshim një standard i ri dhe një arritje e re për të garantuar suksesin e mëtejshëm të këtyre forcave.

Top Channel