
Mënyra sesi duhet të zgjidhet çështja e vendit të lënë bosh nga dorëzimi
i madatit të deputetes socialiste, Rudina Seseri, po e mban debatin në
majat më të larta të politikës.
Pas replikave në distancë mes kryeministrit Berisha dhe kreut të opozitës, Edi Rama është kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli, ajo qe i eshte pergjigjur zotit Rama per akuzen e mbajtjes peng te mandatit te opozites.
Duke sqaruar se mazhoranca nuk ka vene asnjehere ne dyshim perkatesine socialiste te mandatit te deputetit, kryetarja e Kuvendit, vuri ne dukje ato që i quajti mosmarrëveshje mes drejtuesve të opozitës për këtë çështje.
Per te argumentuar kete, zonja Topalli, pasi shperndau pamje nga mbledhja e Keshillit te Mandateve, perballi qendrimet e kreut te opozitës Edi Rama dhe kreut të deputetëve socialistë Gramoz Ruci, të cilet mbajne qendrime të ndryshme per ligjshmerine e vendimit te KQZ-së, kur i pari thotë se është i ligjshëm, ndërsa tjetri thotë se është i paligjshëm dhe antikushtetues.
“Duke qenë se Këshilli i Rregullores nuk funksionon me shumicë votash por në barazi të plotë përfaqësimi 5 anëtarë nga mazhoranca dhe po 5 nga opozita, deri sa zoti Rama të ndajë përfundimisht mendjen mbi ligjshmërinë ose jo të akteve ligjore të prodhuara deri tani për këtë çështje, “i mjeri Këshill”, me gjithë socialistë brenda, është i bllokuar në dhënien e çdo opinioni dhe arritjen e çdo konkluzioni. Ndërkohë, Z. Rama duhet t’i thotë shqiptarëve, se në cilin nen të Kushtetutës, Rregullores apo Kodit Zgjedhor, autorizohet Kryetarja e Kuvendit për të dhënë apo për të hequr mandatin e deputetit?, tha Topalli.
Megjithese deri tani nuk ka asnje opsion te ri per zgjidhjen e problemit dhe debati eshte me tone te larta, kryetarja e Kuvendit nuk u tregua pesimiste ne gjetjen e modaliteteve, nese, sipas saj, Edi Rama do te tregohet bashkepunues.
“Pastaj, nëse siç tha dje kryetari i PS, e gjithë kjo histori burrash që ndërrojnë fjalën çdo sekondë, nuk ka për objektiv bllokimin e reformave dhe prishjen e konsensusit, atëherë edhe modalitetet ligjore e Kushtetuese, sigurisht që gjenden brenda kornizës se ligjeve të shtetit ligjor”, tha Topalli.
Duke shpjeguar pozicionin e saj ne lidhje edhe me akuzen e zotit Rama se ajo po mban peng edhe dekretet e presidentit per anetaret e Gjykates Kushtetuese,Kryetarja e Kuvendit perfshiu jo pa ironi edhe presidentin Bamir Topi.
“Për sa i përket “vandakut të mandateve për funksionet Kushtetuese”, atë, zoti Rama duhet ta kërkojë në “sirtarët presidencës”, aty ku e ka dërguar me vendim Kuvendi me votën e tij në seancë plenare dhe jo Jozefina; por aty unë nuk e ndihmoj dot. Nëse kërkon, do të gjeje me siguri një votues të tij të devotshëm që do ta sqarojë”, tha Topalli.
Xhaçka: Topalli të heshtë, po turpëron Parlamentin
“Jozefina Topalli dha një tjetër shembull të keq të shpërdorimit të rolit kushtetues të kryetares së Kuvendit, duke u rishfaqur në rolin çedukues të një gruaje që politikën e përdor, jo vetëm për të përgojuar burrat, por edhe gratë. Eshtë i turpshëm komenti i saj për zonjën Seseri, të turpshme komentet për kryetarin e opozitës dhe për vetë Presidentin e Republikës. Zonja Jozefinë, mos e turperoni më tutje Kuvendin e Shqipërisë, mos e turpëroni më tutje figurën kushtetuese, që gabimisht ju ka rënë radha të përfaqësoni. Mos e turpëroni më tutje edhe rolin e gruas në politikë. Më lejoni t’ju ndihmoj me një shprehje të urtë: “Mjerë ai që s’di të flasë dhe që nuk është as aq i mençur sa të heshtë”, tha Xhaçka
Top Channel