Superliga, fitojnë kryesuesit

09/04/2012 00:00

Skënderbeu befason krutanët edhe në ndeshjen e kampionatit pasi i ka mundur me rezultatin 1-2.

Edhe pse në kushte shumë të vështira klimaterike, korçarët morën tre pikë shumë të rëndësishme. Pasi rrezikuan të parët me dy traversa, në minutën e 30 Skënderbeu e sheh veten në disavantazh në minutën e 34 kur Inkango i ndëshkon.

Gjithsesi ky disavantazh zgjat shumë pak pasi Orelesi barazpeshon shifrat 5 minuta më vonë duke mbyllur 45 minutat në barazim 1-1.

Në pjesën e dytë korçarët dominojnë lojën edhe më shumë duke ushtruar presion ndaj kundërshtarëve. Në minutën e 80 Kastrioti mbetet me 10 vetë pas daljes me kartonin e kuq të Cacës. Menjëherë përfitojnë nga epërsia numerike kampionët dhe me Xhafën shënojnë golin e avantazhit. Me këtë fitore Skëndërbeu rimerr vendin e parë të Superligës në kuotën e 44 pikëve.

Ndërkohë Flamurtari ka rigjetur fitoren dhe këtë gjë e bën në fushën e tij duke mundur 2-0 Bylisin. Gjithçka duket të jetë mbyllur që në pjesën e parë kur në minutën e 23-të zhbllokon Brahja dhe pak minuta më pas Pejic shënon edhe golin e dytë.

Me këtë fitore Flamurtari lë Kastriotin prapa e ngjitet në vendin e katërt.

Ndërsa Tirana ka fituar minimalisht në një terren tejet të rënduar në “Qemal Stafa” 1-0 përballë Apolonisë. Bala është autori i golit të vetëm ndërkohë që fierakët e mbyllën takimin me 10 lojtarë.

Top Channel