Spanjë, Real ndalet nga Valencia

09/04/2012 00:00

Real Madrid nuk ka shkuar më shumë se një barazim 0-0 ndaj Valencias në “Santiago Bernabeu” dhe tashmë Barcelona është 4 pikë larg kreut.

Ka qenë një ndeshje me shumë raste për të dyja ekipet, por ndërhyrjet e portierëve (Casillas e Guaita) dhe shtyllat ndaluan shënimin e golave.

Është rezultati i parë 0-0 për Realin që nga 17 shkurti i vitit 2007, por barazimi i tretë në 5 ndeshjet e fundit.

Deri në përfundimin e kampionatit spanjoll duhen edhe 7 ndeshje, ndërsa pas tre takimesh madrilenët duhet të vizitojnë fushën e katalanasve të Pep Guardiolës dhe në rast se do të humbin, atëherë kampionati vihet në rrezik serioz për ekipin e Mourinho.

Gjithashtu, të mërkurën madrilenët do të vizitojnë fushën e Atletico Madrid dhe një tjetër rezultat negativ mbase do të ishte fatal për ta.

Top Channel