PSG përgatit merkaton me 100 milionë euro

09/04/2012 13:55

Paris Saint Germain po përgatit planin për tu shndërruar në një superfuqi të  futbollit europian me anë të milionave të pronarëve të pasur.

Nasser Al-Khelaifi, presidenti i deleguar i klubit francez, do i vërë në dispozicion trajnerit Ancelotti plot 100 milionë euro për merkaton e sezonit të ardhshëm.

Sipas ‘France Football’, shumica e këtyre parave do të shkojnë për mesfushorin e Real Madrid, Kaka’.

Ancelotti ka punuar me brazilianin tek Milani dhe kërkon me çdo kusht ta ketë sërish nën urdhrat e tij edhe pse blerja do të varet nga rendimenti i lojtarit me Realin deri në fund të sezonit.

Që nga transferimi tek madrilenët, Kaka’ ka pësuar shumë dëmtime që e kanë penguar të arrijë nivelin e tij më të lartë. Gjithashtu blerja e Ozil nga Werder Bremen nuk e ndihmoi pasi gjermani fitoi menjëherë vendin në formacion me paraqitje të shkëlqyera.

Top Channel