
Të paktën 1 mijë të rinj nga rrethi i Lushnjes janë anëtarët më të freskët të Partisë Socialiste në kuadër të proçesit të rritjes së anëtarësisë së kësaj force politike.
Në fjalën e tij në Divjakë, kryesocialisti e vuri theksin tek ndryshimi i politikës duke i dhënë fund ndërmarrjeve klienteliste të qeverisë aktuale.
“Por në rast se dhurata që Zoti i ka bërë këtij vendi nuk është kthyer për njerëzit e tij, kjo është për faj të politikës, e cila duhet të ndryshojë situatën. Ju duhet ta ndjeni këtë frymë të ndryshimit”, deklaroi Rama.
Ftesa kundrejt të rinjve për të kontribuar në PS është themeli, sipas kryesocialistit Rama, për t’i dhënë hov programit për një rilindje shqiptare.
“Është koha që fshati të zhvillohet, të ketë zhvillim rural, kurse ata e kanë braktisur fshatin, i kanë lënë fermerët t’i zgjidhin si të duan problemet, ndërkohë që shqiptarët ushqehen me fruta dhe perime që vijnë nga jashtë”, theksoi Rama.
Takimi u përcoll edhe me batutat e të rinjve, disa prej të cilëve dhanë edhe arsyet e tyre të anëtarësimit.
Në kuadër të anëtarësimeve të reja, PS muajin e kaluar u ndal në Pogradec dhe Korçë, ku 520 të rinj morën kartën e anëtarësisë nga vetë kryetari Edi Rama.
Top Channel