Julio Iglesias blen mansion në Miami

09/04/2012 12:00

Julio Iglesias ka blerë një mansion me vlerë 15.2 milionë dollarë në një ishull në veri të Miami (SHBA). Lajmin e bën të ditur gazeta lokale ‘Miami Herald’.

Këngëtari spanjoll tashmë do të jetojë në një banesë prej 510 metrash katrorë me 6 dhoma. 68-vjeçari parashikon që të fillojë jetën e re në SHBA në fund të këtij viti bashkë me bashkëshorten Miranda Rijnsburger dhe 5 fëmijët: Miguel Alejandro 14 vjeç, Rodrigo 13 vjeç, Victoria dhe Cristina, binjaket 10-vjeçare dhe Guillermo 4 vjeç.

Zona ku Iglesias ka blerë mansionin ka edhe një fushë golfi ndër të tjera.

“Pas një jete të kaluar duke udhëtuar nëpër botë, mund të them që Indian Creek është vendi im i preferuar në planet”, theksoi këngëtari për ‘Miami Herald’.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA