Homofobët mund të tërhiqen nga njerëzit e seksit të njëjtë, por nuk e pranojnë dot këtë fakt. Në këtë përfundim ka dalë një studim i psikologëve britanikë dhe amerikanë.
Psikologët theksojnë se këta njerëz e fshehin seksualitetin e vërtetë të tyre duke u treguar të ashpër me homoseksualët.
Netta Weinstein, lektore në Universitetin e Essex (Britani), shprehet: “Individët që identifikohen si heteroseksualë kanë treguar në testet psikologjikë se kanë një tërheqje të fortë ndaj personave me seks të njëjtë. Ata ndihen të kërcënuar nga homoseksualët sepse këta të fundit i tregojnë atyre tendencat e njëjta që kanë me njëri-tjetrin.”
Ndërsa profesori i psikologjisë Richard Ryan, theksoi për ‘Daily Mail’ se në shumë raste homofobët janë “në luftë me veten” dhe sa herë që shikojnë një homoseksual bëhen të egër sepse kanë frikë se dëshirat e shtypura mund të dalin në sipqërfaqe.
Autorët e studimit sjellin shembuj të figurave anti-gay si Ted Haggard, një prift evangjelist i cili ishte kundër martesave mes personave të të njëjtit seks, por në vitin 2006 u përfshi në një skandal homoseksual.
Top Channel