Greqi, goditet me vezë spikeri i lajmeve

09/04/2012 09:50

Spikeri grek i lajmeve Panajotis Bourkas është goditur me vezë dhe kos gjatë një transmetimi direkt pasi disa protestues kanë hyrë në studiot e televizionit duke e “bombarduar” atë pa mëshirë.

Protestuesit nuk duken në video, por dëgjohen thirrje anti-fashiste fillimisht e më pas një gotë kosi që “shpërthen” para të ftuarit në studio, i cili largohet menjëherë duke e lënë spikerin të vetëm përballë furisë së vezëve dhe kosit që i zbardhin krejtësisht kostumin.

Duke parë se nuk mund të bëjë dot asgjë për të përballuar furinë, Bourchas thjesht ul kokën dhe i kthen shpinën protestuesve të cilët vazhdojnë të godasin pa u ndalur. Pavarësisht kësaj, spikeri heq kufjen nga veshi, merr laptopin dhe largohet me qetësi.

Mendohet se kjo protestë erdhi sepse Bourchas kishte ftuar në studio një zëdhënës të një organizate ekstremiste të djathtë.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA