
Deputeti i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri ka deklaruar se
maxhoranca po mban peng mandatin e deputetit socialist, duke iu referuar
çështjes së mandatit të deputetes socialiste, Rudina Seseri.
Sipas tij, qëndrimi i maxhorancës është në shkelje të hapur të Kushtetutës dhe gjithashtu, sipas tij, është e paprecedentë kërkesa e PD-së për t`iu drejtuar Gjykatës Kushtetuese.
Ngërçi lidhet me faktin se Gjon Bardhi, i cili vjen pas Seserit në listën e kandidatëve të PS për deputetë është aktualisht kryetar i Bashkisë së Fushë-Krujës, post nga i cili refuzon të heqë dorë. Në këtë mënyrë, PS ka kërkuar që mandati t’i kalojë kandidatit që vjen pas Gjon Bardhit në listën për deputetë të PS, Edison Konomit, gjë që nuk është pranuar nga PD-ja, që nga ana e vet kërkon ta çojë për interpretim në Gjykatën Kushtetuese këtë mandat.
Deputeti i munguar i PS-së
Çfarë do të bëhet me mandatin e një deputeti të Partisë Socialiste, i cili mbetet ende i paushtruar në Parlament, që kur deputetja socialiste Rudina Seseri dha dorëheqjen?
Kesaj pyetjeje Keshilli Parlamentar per Mandatet nuk i dha dot nje pergjigje perfundimtare nje jave me pare edhe pse diskutimet zgjaten mbi nje ore e gjysmë. Debatet me dyer te mbyllura jane zbardhur ne procesverbalin e mbledhjes, te cilin Top Channel e disponon te plote.
Nga ky procesverbal dallohen dy qendrime. Ai i mazhorances, qe ka dyshime se mandati i deputetit per kryetarin aktual te Bashkise se Fushe – Krujes, Gjon Bardhi eshte i papajtueshem me Kushtetuten, perderisa siç thote mazhoranca, me vendimin e KQZ-së, ai ka aktualisht dy mandate.
Qendrimi tjeter eshte ai i opozites, e cila thekson faktin se kryetari i bashkisë së Fushë-Krujës refuzon ta marre mandatin e deputetit per te vazhduar mandatin si i zgjedhur lokal. Kete refuzim Gjon Bardhi e pohoi edhe me goje perpara Keshillit te Mandateve, ku ishte i ftuar.
Per kryetarin e grupit parlametar socialist, Gramoz Ruci dhe bashkekryetarin per Reformen Zgjedhore, Damian Gjiknuri, kaq mjafton per te mbyllur debatin. Zoti Ruçi mendon se konflikti vjen si pasoje e vendimit, sipas tij, te paligjshem te KQZ-se, qe ka bere te vlefshem nje mandat antikushtetues. Zoti Ruçi kembenguli qe Keshilli ta konstatoje kete dhe t’i kërkojë KQZ-së caktimin e mandatit per emrin tjeter ne liste.
Socialistet besojne se problemi eshte i zgjidhur qe ne momentin kur kryetari i Bashkise se Fushe – Krujes refuzon te beje betimin si deputet dhe ka vene ne dijeni per kete refuzim KQZ-ne perpara se ky insitucion te merrte vendimin per t’i dhene mandatin e deputetit ne mesin e muajit janar. Por sipas argumentit te Kryetares se Kuvendit, Jozefina Topalli dhe kryetarit demokrat te Komisionit te Ligjeve, kreu i bashkise se Fushe-Krujes nuk mund te refuzoje me pare diçka qe nuk e kishte, ne kete rast, mandatin e deputetit.
Dhe, qe nga momenti, kur sipas tyre, KQZ ka zbatuar Kodin Zgjedhor, socialisti Bardhi gjendet me 2 mandate, ate te deputetit dhe te kryetarit te Bashkisë, gje qe siç thekson mazhoranca eshte e papajtueshme me Kushtetuten. Sipas demokrateve Parlamenti nuk duhet te shpalle nje vend tjeter vakant ne listen e deputeteve socialiste, pa u sqaruar me pare ky konflikt.
Debatet per kete çeshtje ishin te gjata dhe te nderlikuara nga pikepamja juridike, por duke e permbledhur politikisht, socialistet thane se mazhoranca po mban peng mandatin e nje deputeti te opozites. Demokratet nuk e kane prekur politikisht konfliktin, por kane hedhur idene qe nje opsion per zgjidhjen e tij do te ishte dergimi i çeshtjes per interpretim ne Gjykaten Kushtetuese. Nese ky vendim do te merret duhet pritur edhe disa dite, pasi mbledhja eshte mbyllur me kerkesen e Kryetares se Kuvendit, qe palet te konsultohen me konstitucionaliste.
Por, nese mazhoranca do te vendose ta çoje çeshtjen ne Gjykaten Kushtetuese, kjo do te thote se jane te gjitha mundesite, qe, kur te hapet votimi per Presidentin, socialistet do te kene mangut nje deputet. Sipas afateve kushtetuese votimi i pare per zgjedhjen e presidentit pritet te kryhet dhjetediteshin e fundit te muajit maj. Dhe atehere vota e çdo deputeti merr rendesi me shume se cdo here here tjeter, duke qene se mes paleve nuk pritet nje konsensus presidencial dhe besohet se Presidenti do te zgjidhet ne kufirin kushtetues te 71 votave.
Top Channel