Philip Loret dhe gjashtë vëllezërit dhe motrat e tij kanë një histori unike familjare. “Ne jemi nipër të Adolf Hitler”, shprehet francezi, në një rrëfim befasues në një revistë vendase.
“Ishte babai i cili një darkë, 40 vjet më parë, na tha se kishte për të na thënë diçka. Na rrëfeu se gjyshi ynë ishte Hitleri. Në tavolinë mbretëroi një heshtje sepse askush nuk dinte se çfarë të thonte. Nuk dinim se si të reagonim”.
56-vjeçari, i cili pretendon se ka një ngjashmëri të madhe me Fyhrerin, thotë se për katër dekada me radhë, familja e tij e ka mbajtur të fshehtë sekretin, me dijeninë se në rastin më të mirë askush nuk do t’i besonte dhe në rastin më të keq do të paragjykohej.
Philipe, i cili vendosi të publikojë historinë e tij pasi disa dokumenta historike që mbështesnin këtë version u zbuluan në arkiva, thotë se gjatë Luftës së Parë Botërore, në të cilën Hitleri ishte një rreshter i ushtrisë gjermane, ai pati një kontakt seksual me gjyshen e tij, gjatë luftimeve të zhvilluara në territorin francez.
Si rrjedhojë, lindi babai i tij, i cili, për ironi të fatit, luftoi gjatë Luftës së Dytë Botërore kundër ushtrive të drejtuara nga babai i tij, “Fyhreri”.
Sidoqoftë, ndonëse Hitleri ka marrë historinë e tij në varr, sipas Philipe, nëse historia është e vërtetë mund të arrihet të zbulohet lehtësisht, nëpërmjet analizave gjenetike dhe krahasuese me pasardhësit e njohur të Hitlerit.
Top Channel