Barça vazhdon ndjekjen

08/04/2012 00:00

Barcelona përmbys rezultatin, shkatërron 4-1 Real Zaragoza-n dhe i afrohet Realit që do të ndeshet të dielën me Valencian.

35 minutëshin e parë Barça ka qenë pothuajse inekzistente në fushë, Zaragoza shpërdoroi një 11-metërsh dhe kaloi në avantazh me Aranda më pas.

Puyol barazoi në të 36-ën, 3 minuta më vonë Messi kaloi Barçën në avantazh. Në të dytën argjentinasi shënoi me 11-metërsh ndërsa Pedro në fund vulosi fitoren e 8 radhazi për Barcelonën.

Tashmë katalanasit janë 3 pikë larg Realit të Mourinhos.

Top Channel