Teuta përkohësisht në krye

07/04/2012 20:45

Teuta mundi minimalisht 1-0 Tomorrin e Beratit dhe ngjitet përkohësisht në krye të Superligës në pritje të ndonjë gabimi të Skënderbeut dhe Tiranës që do të luajnë me Kastriotin dhe Apoloninë.

Rezultati i ndeshjes së luajtur në “Niko Dovana” u zhbllokua në minutën e 58 kur gjuatja e Tahirit nga jashtë zonës përfundoi në rrjetë.

Durrsakët kishin raste të tjera shënimi, por ato janë shpërdoruar. Rasti më i mirë për të dyfishuar rezultatin Teuta e kishte në fundin e ndeshjes, por Cota i cili fitoi një 11-metërsh e dërgoi topin në duart e portierit të ekipit të Beratit.

Pas kësaj fitoreje Teuta ngjitet në kuotën e 43 pikëve ndërsa Tomorri vazhdon të jetë vorbullën e rënies nga Superliga pasi gjendet në vendin e 10 më 20 pikë.

Top Channel