Shitjet, “Samsung” lë pas “Apple”

07/04/2012 13:30

“Samsung” po bëhet gati të arkivojë tremujorin e parë të vitit 2012 me fitime rekord dhe, sipas parashikimeve të analistëve, do t’i marrë “Apple” vendin e parë në tregun e smartphone-ve.

Lajmin e bën të ditur prestigjozia britanike “Financial Times”, në edicionin e saj online.

Kështu, kolosi koreano-jugor vlerëson një fitim prej 5.1 miliardë dollarë për tre muajt e parë të vitit, me një bum shitjes të smartphone-ve, si modeli “Galaxy Note”.

Ndërkohë, kompania amerikane përveç “Samsung” ka edhe një rival të ri, Google, që së shpejti pritet të lançojë në treg një tabletë të re, duke i dhënë kështu jetë një gare të pamëshirshme.

Gjithashtu, muajin e kaluar, pasi nxori në treg Kindle Store dhe aparatin lexues të tij, “Amazon” nxorri në treg platformat e reja Kindle Touch dhe Kindle Touch 3G.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA