R. Carlos: Ronaldinho tek Anzhi, e pavërtetë

07/04/2012 00:05

“Nuk e di nga dalin këto lajme, sipas të cilave Anzhi Makhachkala është duke biseduar për tranferimin e Ronadinhos. Ndërhyj për të thënë që nuk është asgjë e vërtetë”.

Me këto fjalë të shkruara në rrjetin social “Twitter”, Roberto Carlos, ish trajneri dhe tani vetëm lojtar i klubit të Dagestanit bën të heshtin zërat, sipas të cilave ish fituesi i “Topit të Artë” mund të transferohej në Rusi, në ekipin e manjatit Kerimov, siç në fakt ishte shkruar nga shtypi lokal.            

Klubi rus në verën që shkoi bëri për vete shërbimet e kamerunasit Samuel Eto, ndërsa kërkon që në formimin e ekipit të ketë emra të rëndësishëm të futbollit botëror për të plotësuar synimin e pronarit Kerimov, për ta bërë ekipin nga Dagestani një superfuqi në Rusi dhe më gjërë.  

Top Channel