MotoGP, Lorenzo i pari në prova

07/04/2012 21:00

Jorge Lorenzo do të niset i pari në garën hapëse të kampionatit botëror të MotoGP-së, që nis të dielën në pistën e Losail në Katar e që transmetohet direkt edhe në Top Channel, në orën 22:30.

Spanjolli i Yamaha-s doli i pari në provat zyrtare duke regjistruar kohën më të mirë duke lënë pas tij australianin Casey Stoner me Repsol Honda dhe surprizën, pilotin britanik Cal Crutchloë me Yamaha Monster.

Vetëm vendi i 12 për Valentino Rossi-n me Ducati ndërsa shoku i tij i skuadrës, Nicky Hayden u rendit disi më mirë duke zënë vendin e pestë në startin e mbrëmjes së dielë.

Jo mirë shkuan edhe për pilotin spanjoll të Honda-s zyrtare, Dani Pedrosa që nuk shkoi dot më shumë se sa vendi i shtatë në nisje.

Top Channel