Kinë, shet veshkën për një iPad

07/04/2012 04:30

Pesë persona janë arrestuar në jug të Kinës, pasi një adoleshent u kishte shitur veshkën e tij në mënyrë që ai të mund të blinte një iPhone dhe një iPad, raporton media shtetërore vendase.

Mes të ndaluarve përfshihet edhe një kirurg i cili ka kryer ndërhyrjen për të hequr veshkën nga djali, në prill të vitit të kaluar.

Agjencia shtetërore e lajmeve, Xinhua thotë se grupi ka marrë rreth 35,000 dollarë amerikanë për transplantin.

I identifikuar vetëm me mbiemrin e tij Uang, djaloshi ka thënë se ka marrë rreth 3000 $ për veshkën e tij.

17-vjeçari është rekrutuar për tregtinë e paligjshme, përmes një chatroomi online.

Rasti u zbulua nga e ëma e tij kur zbuloi pajisjet e reja e pyeti se ku i gjeti paratë, djaloshi pranoi se kishte shitur njërën veshkë.     

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA