Milly është një qen i racës Chihuahua që së shpejti do të shpallet si qeni më i vogël në botë. Mbajtësi aktual i rekordit është Boo Boo, një tjetër chihuahua që gjendet në SHBA, por Milly që jeton në Porto Riko ka shumë shanse të hyjë në librin e rekordeve Guiness.
Milly është tre muajshe, peshon vetëm 170 gramë dhe është i lartë 6.53 centimetra. Fillimisht pronarët e tij argjentinas menduan se Milly do të rritej, por ka tre javë që qenushja nuk ka asnjë ndryshim dhe ata shpresojnë që të thyhet rekordi i Boo Boo-së që qëndron i pathyer që nga viti 2008.
Pronarja e Milly-t, Rivera Eizzal është e sigurtë për rekordin: “Milly kur lindi ishte aq e vogël sa që nuk mund të ushqehej sepse përmasat e gojës nuk e lejonin. I kemi dhën qumësht me pikatore.”
Një person nga Guiness do të udhëtojë në Porto Riko gjatë muajve të ardhshëm për të verifikuar përmasat e qenushes dhe për të zyrtarizuar rekordin e ri.
Chihuahua është një racë qensh meksikanë që zakonisht nuk i kalojnë 15 centimetrat lartësi.
Top Channel