Mourinho: Barça në finale, vetë ose me gjyqtar

06/04/2012 10:20

Trajneri i Realit të Madridit, Jose Mourinho, i rikthehet polemikave ndaj rivalëve të mëdhenj të Barcelonës, duke vlerësuar se gjigantët katalanas do të kualifikohen në finale të Champions League edhe sikur të mos ta meritojnë këtë.

“Për të qenë i sinqertë, është e mundur që finalja të jetë Bajern-Barcelona, por një Real Madrid-Chelsea nuk mund të ndodhë kurrë. Preferoj të them vetëm kaq, por të gjithë e dinë se përse kjo s’mund të ndodhë”, u përgjigj portugezi në mikrofonet e “Sky”, i pyetur për shanset e katër të mbeturave në garë për të ngritur titullin.

Për të thelluar edhe më shumë polemikat mendoi zëdhënësi i Mourinho, Eladio Parames, që nëpërmjet llogarisë në “Twitter” shtoi: “Ata që kanë luajtur në gjysmëfinale me Barcelonën kanë luajtur mendsh prej përjashtimeve të futbollistëve, viktimë të veprimeve teatrale apo të golave të rregullt të anulluar”.

Parames ironizoi edhe më tej: “Unë jam i qetë dhe argëtohem duke parë ndeshjet, por njëkohësisht jam i ndërgjegjshëm për atë që do të ndodhë. Për këtë arsye, urime kampionit të paracaktuar”.

Megjithatë, zëdhënësi nuk harroi pa kujtuar se Mourinho është shndërruar në trajnerin e dytë me më shumë gjysmëfinale në Champions League, barazim me Miguel Munjoz, trajnerin e Realit pesë herë fitues në vitet 1955-60. i vetmi që e kalon është Sir Alex Ferguson, i cili me Manchester United e tij ka mbërritur të renditet katër herë midis më të mirëve.

Top Channel