Në perspektivën e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare, partitë e mëdha po joshin të rinjtë. Partia demokratike me disa aktivitete të FRPD-së, socialistët me rifreskimin e fundit të FRESH-it, por edhe LSI, që ka pasur qysh në fillim një forum të rinjsh aktivë. Një lloj kompeticioni rinor, që u duk qartë edhe në fjalimin e Ilir Metës në konferencën zgjedhore të LRI-së në Fier.
“Lëvizja rinore për integrim, ka qenë dhe mbetet forumi rinor më aktiv në të gjithë Shqipërinë. LRI do të vazhdojë të jetë fuqia më shpresëdhënëse për të rinjtë shqiptarë, për të rinjtë e Fierit, se LSI do të jetë alternativa që do të vazhdojë të kujdeset më shumë për të rejat dhe për të rinjtë, për edukimin e tyre, për punësimin e tyre”, deklaroi Meta.
Të rinjtë e LRI-së në Fier, gjithsej 1200 delegatë, do të zgjedhin kryetarin e këtij forumit rinor për qarkun e Fierit, sipas parimit një anëtar një votë.
Top Channel