Në prag të mbledhjes së Asamblesë Kombetare është mbledhur kryesia e
PS-së. Për më shumë se dy orë anëtarët e kryesisë fillimisht diskutuan
për cështjet që do t’i shtrohen për dikutim asamblesë ditën e shtunë.

Ne mungese të një komunikimi zyrtar, burime brenda kryesisë i thanë Top Channel se një vëmendje e veçantë i është kushtuar çështjes së zëvendësimit të deputetes së larguar Rudina Seseri.

Kreu opozitës Edi Rama ka dëgjuar propozimet e anëtarëve të kryesisë në lidhje me këtë cështje, duke u shprehur se PS-ja në asnjë rast nuk do të lejojë grabitjen e këtij mandati nga mazhoranca.Po të njëjtat burime thonë se kryesisë i është raportuar progresi i deritanishëm i anëtarësimeve në FRESSH, nisur disa muaj më parë.

Pjesë e diskutimeve në kreyesinë e PS ishte edhe kongresi i ardhshëm i këtoj forumi ndaj të cilit kohët e fundit PS ka treguar një vëmendje të vecantë në riorganizimin dhe funksionimin e tij.Mësohet se shtrirja dhe fuqizimi i strukturave të PS në bazë ishte një tjetër temë e diskutuar në kryesi.

Mbledhja e nesërme e Asamblasë Kombetare të PS merr një rëndësi të vecantë për vetë kohën kur zhvillohet.
Krahas problemit më të ri që po ndeshet opozita për mos zëvëndësimin e mandatit të Seserit, përballë kësaj force politike janë edhe një sërë çështjesh, siç është reforma zgjedhore apo ajo parlamentare.

Në veçanti qëndrimi në vazhdim që do të shprehë opozita për reformën zgjedhore si një element kyç që do të vendosë fatet e koalicionit me partitë e vogla, të cilat kërkojnë ndryshime në sistemin zgjedhor.

Ndërkohë pritet me interes nëse kryetari Rama do t’i parashtrojë Asamblesë ndonje propozim konkret per garen e Presidentit te Republikes.

Top Channel