Conte: Bastet? Asgjë e vërtetë

06/04/2012 15:30

Në prag të ndeshjes Palermo-Juventus (e shtunë, ora 18.30) vjen reagimi i Antonio Conte në lidhje me skandalin e basteve.

“Nuk kam pse të mbrohem. Jam i zhgënjyer, por jo i habitur. Është një tymnajë sepse nuk ekziston asnjë telefonatë dhe asnjë mesazh në celular”, thekson tekniku i Juventusit për mediat italiane para transfertës së vështirë të bardhezinjve në Palermo.

“Unë stërvis një ekip si Juventusi që bashkë me ekipe të tjera kanë bërë historinë e futbollit dhe tani që jemi rikthyer në maja ndodhin edhe kështu gjërash. Kur lexova disa gazeta më erdhi për të qeshur. Nuk mund të jap shpjegime për diçka që nuk ekziston”, u përgjigj Conte duke iu referuar lajmit se një ish-lojtar i Barit i kërkonte një personi tjetër që të fliste me trajnerin aktual të Juves për ndeshjen Siena-Sassuolo të vitit të kaluar.

Më pas, Conte flet për luftën për titullin kampion në Serinë A: “Ndeshja kundër Palermos është për “jetë a vdekje”. Duhet vetëm të fitojmë për të mbajtur gjallë ëndrrën e titullit. Milani ka dy pikë avantazh dhe një kalendar më të lehtë, por ne duhet të përfitojmë nga ndonjë hap fals i kuqezinjve.”

Top Channel