Allegri grumbullon Cassano-n

06/04/2012 19:00

Pas “ok” të dhënë nga mjekët, Cassano mund të rikthehet në fushën e lojës më herët nga sa parashikohej.

Madje emri i sulmuesit barez figuron në listën e lojtarëve të Milanit të thërritur nga trajneri Allegri për sfidën e ditës së shtunë ndaj Fiorentinës në San Siro.

“Është një lojtar me klas të madh dhe mund të na ndihmojë shumë në këtë fazë të kampionatit. Fizikisht është mirë për aq sa mund të rekuperohej pas 5 muajsh larg futbollit”, tha trajneri kuqezi.

Cassano u mungon fushave të lojës që prej datës 29 tetor i vitit të kaluar, kur pësoi një ishemi në ndeshjen me Romën. Ndoshta të shtunën lojtari barez mund të luajë disa minuta para publikut në San Siro, ku Milani do të kërkojë fitoren ndaj Fiorentinës për të ruajtur kryesimin në Serinë A, kryesim që kërcënohet nga Juventusi i vendit të dytë me vetëm 2 pikë më pak. Megjithatë bardhezinjtë i pret një transfertë e vështirë në Siçili përballë Palermos vendase.

Top Channel