Vdes doktoresha më e vjetër në botë
05/04/2012 03:00
Leila Denmark i donte shumë fëmjët dhe ua dedikoi atyre 70 vjet të jetës së saj që zgjati 114 vjet. Denmark u nda nga jeta dy ditë më parë në Athens të Georgia-s.
E bukura në karrierën e saj ishte se kishte ushtruar prefesionin e Pediatres deri në vitin 2001, kur ishte 103 vjeç, që vendosi edhe rekordin e mjekut më të vjetër në botë.
“Nëse do të kishte qenë këtu do të kishte thënë, “Kush është ëngjëlli tjetër?”, tha i nipi.
Leila Denmark, njeriu i katërt më i vjetër në botë, ia dedikoi trupin dhe shpirtin kurimit të fëmijëve që prej vitit 1928.
Top Channel