Siri, i dërguari i OKB vizitë në kohë sulmesh

05/04/2012 00:00

Trupat siriane kanë kryer sulme të reja ndaj rebelëve, bëjnë të ditur
aktivistët, teksa i dërguari i ndërmjetësit të OKB-së Kofi Annan, po
udhëton në Damask për të diskutuar implementimin e planit të
armëpushimit.

Aktivistët deklarojnë se qytete të ndryshme, përfshirë Homsin, si dhe periferitë e Damaskut, janë bombarduar sërish. Gjithashtu, raportohet për një rritje të numrit të refugjatëve që po kalojnë kufirin për në Turqi.

Një zëdhënës i zotit Annan ka deklaruar se disa trupa ushtarake janë tërhequr dhe se Kombet e Bashkuara presin një armëpushim tërësor më 12 prill. OKB thotë se konflikti u ka marrë jetën mbi 8 mijë personave që kur nisi rreth një vit më parë.

Qeveria siriane fajëson për dhunën “bandat terroriste” dhe thotë se 3 mijë anëtarë të forcave të sigurisë janë vrarë prej tyre. Ndërkohë, mediat ndërkombëtare vazhdojnë të përballen me kufizimet për të raportuar nga Siria dhe e kanë të vështirë të verifikojnë deklaratat që bëhen nga të dyja palët.

Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut, një grup me bazë në Britani, ka raportuar për luftime të reja edhe në fshatin jugor Kfar Shams, si dhe në Douma të Damaskut, ku duken shtëllunga të mëdha tymi që ngrihen nga ndërtesat.

I njëjti burim ka deklaruar gjithashtu se forcat e sigurisë janë përpjekur së fundmi të godasin dy fshatra në provincën veriore të Alepos, në afërsi të kufirit turk, ku më herët disa dhjetra persona kanë vdekur.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta