Presidenti i Benfikës: Nuk na donin në gjysmëfinale

05/04/2012 15:30

Presidenti i Benfica, Luis Filipe Vieira, kritikoi ashpër gjykimin e ndeshjes Chelsea-Benfica nga arbitri Damir Skomina. Ekipi portugez u mund 2-1 në ndeshjen e dytë çerekfinale të Ligës së Kampioneve, por numri 1 i luzitanëve do të ankohet në UEFA për arbitrimin e sllovakut.

“Benfica së bashku me Federatën Portugeze të Futbollit nuk do qëndrojnë duarkryq. Është shumë e qartë që futbolli është bërë biznes ditët e sotme dhe nuk donin që Benfica të kualifikohej në gjysmëfinale”, theksoi Vieira për shtypin portugez.

Klubi nga Lisbona u mund 0-1 në ndeshjen Portugali dhe 2-1 në Angli, por presidenti ia vuri fajin arbitrit Skomina. Benfica ankohet për kartonat e shumtë të verdhë që portugezët morën për protesta në takimin e zhvilluar në Stamford Bridge. Benfica mbeti me 10 lojtarë në minutën e 41 pasi kapiteni Maxi Pereira mori kartonin e dytë të verdhë dhe aty u bë gjithçka më e vështirë për të.

“Kemi eliminuar ekipe më të forta se Chelsea. Dalim me kokën lart nga ky kompeticion sepse nuk na lanë që të arrinim më shumë se kaq”, theksoi trajneri i ekipit, Jorge Jesus.

“Chelsea nuk ka asnjë shans ndaj Barcelonës”, shtoi tekniku portugez.

Top Channel